Një familjar i gruas shtatzënë, të vr rë sot në QKUK, Hamide Magashi ka thënë se pritej që ajo ta sillte në jetë fëmijën që mbante në bark gjatë ditës së nesërme.
Duke folur për KP-në, Rexhep Brahimi ka thënë se Magashi i kishte treguar sot bashkëshortes së tij, që mjekët në QKUK i kishin thënë se procesi i lindjes, do të realizohej nesër.
Një familjar i gruas shtatzënë, të vrarë sot në QKUK, Hamide Magashi ka thënë se pritej që ajo ta sillte në jetë fëmijën që mbante në bark gjatë ditës së nesërme.
Duke folur për KP-në, Rexhep Brahimi ka thënë se Magashi i kishte treguar sot bashkëshortes së tij, që mjekët në QKUK i kishin thënë se procesi i lindjes, do të realizohej nesër.
“Shoqja sot foli me të dhe i ka thënë se për nesër i kanë thënë mjekët me lindë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se gruaja rreth 35-vjeç, e vr rë sot, kishte qëndruar e martuar rreth 3-4 muaj.
“Ka qenë e martume në Godanc, nja 3-4 muaj e martuar. Ka pasë mosmarrëveshje me burrë e me familje, diçka s’janë ra razi edhe mes policisë, mes socialit, u nda. Ka nejtë n’shpi të vetën deri tash kur i ka ardhë koha për lindje. Tash ka ardhë koha me lindë. Ka qenë e martuar, 3-4 muaj ka nejtë të burri. Policia krejt e ka ditë rastin, se nëpërmjet policisë u nda kjo çikë”, ka thënë ai.
Sipas tij, ditëve të fundit, ajo nuk kishte kishte treguar nëse ka pasur kërc nime nga bashkëshorti i saj me të cilin ishin në proces divorci. /GazetaExpress
Gazetari që raporton për sektorin e shëndetësisë, Bujar Vitija ka hapur temën nëse foshnja e gruas shtatzënë që është vr rë sot, ka mundur të shp tohet.
Ai ka dhënë një shembull se si mjekët kishin arritur ta shpëtojnë një foshnjë nëntëmuajshe që gjendej në barkun e një nëne që ishte q lluar me ar më në Detroit të SHBA-së në vitin 2013.
Vitija ka thënë se vlerësimi nëse fëmija ka mundur të shpëtohet edhe në rastin e gruas 35 vjeçare Hamide Magashi, duhet të bëhet nga profesionistët.
Ai ka thënë se mjekëve kosovarë nuk duhet t’u bëhet gjyqi publik për këtë rast.
Vitija ka shkruar:
– Dilemes se ngritur nese mjeket eshte dashur te bejne perpjekje per shpetimin e f shnjes, i pergjigjen me se miri profesionistet.
Une nuk e di se si ka ndodhur rasti dhe cilat kane qene reagimet e mjekeve ne ato momente. Pas sa minutave kane dal ne vendin e ngjarjes? A kane dal menjehere apo jo? Meqe nuk eshte derguar ne salle, a ka mundur te konfimohet vd kja e foshnjes aty per aty me stetostkop (pinardit) pas konstatimit te vdekjes se nenes? Nese po, si eshte konstatu? Me stetostkop te pindardit? A e kane permbushur mjeket betimin ne kete rast?