Sdua te jetoj me vjehrrit! Orinda Huta e thote troc: Ja cfare më kanë bërë mua

Orinda Huta dhe Turjan Hysko kanë disa vite bashkë dhe janë një ndër çiftet më të pëlqyera në showbiz-in shqiptar. Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Atara.

Së fundmi, moderatorja e njohur ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë shumë kuriozë për të ditur sa më shumë detaje për jetën e saj private dhe profesionale.

Një nga ndjekësit e saj ka dashur të dijë mendinim e Orindës për jetesën apo jo me vjehrrën. Huta shpesh e ka treguar se nuk jetojnë në një shtëpi me mamin e Turit, ndonëse gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.

E pyetjes mbi temën më të nxehtë të shqiptarëve, moderatorja i është përgjigjur me “jo”. Sipas Orindës më mirë secila në shtëpinë e saj.

“Jam kundër. Edhe vjehrra ime është kundër, nuk ka rehati për askënd nëse s’është në shtëpinë e vetë. Ndihmën më të madhe e marr nga ajo, por e di që s’ka si qetësia e shtëpisë vetë,-u përgjigj Huta.

Këtë përgjigje Orinda e shoqëroi me një imazh ku dukej ajo, vjehrra e saj dhe e bija, Atara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *