Deklaratat e parashikueses së fatit Irini, të bërë pak ditë më parë në “Shqipëria live” për “Dancing With the Stars”, nuk u lanë pa komentuar gjatë spektaklit të së premtes.

Irini, në një intervistë për “Shqipëria live” parashikoi se spektaklin më të madh të kërcimit, do ta fitojë moderatorja Elona Duro.

Nndërsa më tej tha se prezantuesja Bora Zemani do të vazhdojë romancën e saj me aktorin Donald Veshaj, madje bashkë do të kenë një fëmijë së shpejti.

Eno Popi nga “Gold Room-i” e pyeti Elonën se si ndihet.

Me humor, moderatorja tha se “nëse Bora është shtatzënë, është e sigurt që unë fitoj DWTS”.

Por, Bora konfirmoi se nuk është në pritje të ëmbël:

“Më duket është çun u tha për mua. Për momentin jo njëherë.

Për momentin jo, megjithatë Eno më prit deri muajin tjetër për një përgjigje më të sigurt.

Kështu që, deri muajin tjetër, Elona puno fort se asgjë nuk është e sigurt”.

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *