Kush eshte burri mist erioz? Në pritje të një djali, Andresa ndan pamjet me barkun e rrumbullakosur (VIDEO)

Andresa Ambrosio ose siç njihet nga të gjithë shqiptarët si Andresa e “ Telebingos” do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e bëri me dije më herët ajo teksa transmetohej “E diela shqiptare”.
Madje, ishte një telefonuese që e pyeti Andresën gjatë lojës së “Telebingo”, duke i thënë nëse është shtatzënë.

“Zonja ka të drejtë”, i tha Andresa- Arditit. Ky i fundit nxitoi ta përqafonte asokohe me shumë përzemërsi Andresën.

Që nga ky moment, Andresa ka qenë shumë aktive në Instagram, duke ndarë foto e video.
Siç ka qenë kjo e fundit ku ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur. Ajo duket në makinë, teksa tregon barkun e saj.

Më herët, Andresa Ambrosio ka qenë e ftuar tek emisioni “Rudina” ku ka zbuluar gjininë e bebes.

Ajo zbuloi në emision për të gjithë publikun se pret një djalë.

‘Është djalë….’ dhe Mirko, me siguri, do të jetë shumë i lumtur. Emri është menduar në disa variante. Ai mund të jetë Rafael, Salvatore, Leterio ose…”, tha ajo.

Disa kohë më parë Andresa ka folur edhe për profilin e saj si fizioterapiste.

“E kam dashur gjithmonë Fizioterapinë. Kur isha 17 vjeç, kisha xhaxhanë me kancer dhe ai kishte nevojë për fizioterapi, kështu që i vija në ndihmë. Kështu ndodhi që mori drejtim pasioni im më vonë. Por më parë ama, kam dashur të bëhem veterinere.”

Andresa ka spikatur gjithnjë me pozitivitetin dhe spontanitetin e saj, ku ka bërë për vete shumë ndjekës të programit të së dielës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *