“Jemi më shumë se miq”/ Pas pranimit që bëri lëmsh rrjetin, Noizy vjen me veprimin e pap ritur për Sheilën

Sheila e “Big Brother Vip” ishte dikur shumë e njohur për publikun shqiptar për bashkëpunimin e saj me Noizy-n në këngën e famshme “Boll mo me pytje”.

Për herë të parë, Sheilën e njohëm nga Noizy dhe asokohe nuk mungonin postimet e tyre në rrjete sociale, ku tregonin shoqërinë e mirë që kishin me njëri-tjetrin.

Mirëpo, kjo shoqëri papritur mbeti në heshtje. Prej kohësh s’kemi parë më asnjë postim, asnjë deklaratë, asnjë lloj mbështetjeje për njëri-tjetrin dhe asnjë foto bashkë.

Me të drejtë, fansat e dyshes aluduan se miqësia e tyre ishte prishur.

Teksa Sheila zhvillonte disa kohë më parë një pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në InstaStory, dikush e ka pyetur për marrëdhënien e saj me reperin.

“Po me Noizyn si i keni marrëdhëniet më përpara keni qenë miq jeni më…”, i ka shkruar ndjekësi.

“Më shumë se miq”, i është përgjigjur këngëtarja, duke i futur të gjithë në dyshime me deklaratën e saj.

Ndërsa së fundmi edhe Noizy ka diçka për të thënë për Sheilën. Kjo e fundi u bë pjesë e “Kënga Magjike” dhe reperi përmes një postimi në Instastory, i uroi fitoren.


Këngëtarja është përfolur për lidhjen e saj me reperin vite më parë. Mediat shkruanin në vitin 2012 se Sheila dhe Noizy kanë pasur lidhje përpara se ajo të fitonte “X-Factor”.

Shfaqja e tyre e parë në publik ishte në “Kënga Magjike 2011”, ku Sheila ishte ulur në tavolinën e miqve më të afërt që mbështesnin Noizy-n në konkurrim.

Megjithatë, e pyetur për lidhjen me reperin dhe bashkëpunimin me të në një intervistë në “Top Show”, Sheila ka mohuar gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *