Edi Rama kerkon shi, por e papritur cfare “mendon” Zoti për javën e ardhshme?

Kryeministri Rama e nisi me batuta takimin me banorët e Dibrës mëngjesin e sotëm duke thënë se donte shi dhe jo diell gjatë këtyre ditëve për të mbushur basenet e HEC-eve në mënyrë që të mos ishim të detyruar të blinim energji elektrike gjatë javëve në vijim.

“Unë nuk e dua diellin, dua shiun! Nëse nuk kemi shi, kemi hallin e madh të energjisë elektrike, pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ikur fare është çmendur komplet. Na duhet shiu, për të mbrojtur me çdo kusht çmimin e energjisë eklektike për familjarët dhe sipërmarrësit,” tha ai ai.

Por si e ka tereëzinë moti? A do t’i plotësohet dëshira kryeministrit?

Duket se jo! Sipas parashikimit të Meteoalb Shqipëria do të karakterizohet nga një mot i kthjellët gjatë javës së parë të nëntorit ku nuk pritet të ketë reshje shiu në asnjë pjesë të vendit.

Madje, i gjithë rajoni pritet të karakterizohet nga mot i kthejëllët me temperatura gati pranverore.

Kjo situatë pritet të vijojë të paktën deri më datë 7 nëntor.

Shqipëria është një vend që pjesën dërrmuese të energjisë elektrike e prodhon përmes HEC-eve, gjë e cila e bën të varur nga reshjet e shiut.

HEC-et janë aktualisht në kuota të ulta për shkak të mungesës së reshjeve edhe gjatë verës duke bërë që KESH të jetë i detyruar të rrisë sasinë e energjisë elektrike që importon, e cila tani është në çmime tepër të larta. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *