Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të mërkure.

Kjo pasi është blerë sot me 117.5 lekë dhe është shitur me 119 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka shënuar sërish një rritje të lehtë teksa blihet sot me 117.4 lekë dhe shitet me 118 lekë në raport me dje.

Paundi britanik është duke u forcuar pasi ka parë rritje këtë të mërkurë pasi në raport me ditën

e martë është blerë sot me 134.3 lekë dhe është shitur me 135.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme teksa blihet sot me 117.9 lekë dhe shitet me 119 lekë.

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *