Një rast që vlen për t’u duartrokitur.
Mjeku Armend Rexhepi, nga Gjilani ka bërë një gjest human për qytetarët e Kosovës
Ai ka vendosur një letër në xhamin e pasmë të makinës së tij, ku u drejtohet qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë vizitat mjekësorë, duke iu thënë që ta kontaktojnë këtë të fundit, pasi do t’u shërbejë falas.
“Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”, shkruhet në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.
Ky mesazh ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Kanë qenë të shumtë ata që e kanë fotografuar dhe publikuar në rrjetet sociale, si për të treguar se ende ka njerëz humanë në këto kohë.