Temperatura si ne Korrik, meteorologia tregon kur merr fu nd “moti veror në vjeshtë”: Si do të vijë nëntori

Nuk do të kemi ndryshime të mëdha në tablonë sinoptike. Kemi kryesisht kthjellime dhe vranësirat do të jenë kalimtare.

Njësoj si në pjesën e dytë të ditës së sotme, më të fokusuara vranësirat do të jenë në veri dhe shumë më pak në zonat qendrore, jugu mbetet i kthjellët.

Vlen të theksohet është fakti që sot presim maksimume mbi 28 gradë celcius dhe presim 27-28 në disa prej qyteteve të shtrirjes perëndimore të territorit shqiptar.

Në orët e mëngjesit kemi nga 8-18 gradë celcius, vlera këto mjaftt ë larta për muajin tetor, stinën e vjeshtës në të cilën ndodhemi.

Ndërkohë vlera më e ulët gjatë mesditës do të jetë 22 gradë celcius, në qarkune Pukës, por edhe në zonën e Kolonjës

. Pra kryesisht qyteti Ersekës, ndërsa pjesa tjetër e zonës malore do të shënojë nga 22-25 gradë celcius.

26-27 gradë celcius në vijën bregdetare, ndërkohë në qarkun e Beratit është edhe vlera maksimale për ditën e sotme, 29 gradë celius. Kjo mund të konsiderohet edhe një valë i nxehti në vjeshtë, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Kjo situatë pritet të vazhdojë deri diën e mërkurë e më pas kemi nëj rënie të lehtë e graduale nga dita në ditë. Kjo rënie do të vijojë deri në ditët e fundit të tetorit, duke u kthyer në normalitetin e stinës.

Nga pikpamja e fushës termike, por deri në fundjavë reshjet do të jenë në mungesë.

Nëntori do të hyjë me temperatura tipike të vjeshtës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *