O sa e bukur! Eranda Libohova publikon fotot e veshur si nuse, me ne fund i doli fati

Sa herë që këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Eranda Libohova, realizon një intervistë, nuk i

shpëton kurrsesi pyetjes së martesës, e ajo herë me sportivitet e herë me të qeshura, e ka kthyer gjithmonë një përgjigje.

Teksa ishte e ftuar në programin “Qysh e don shoqnia” në “E Diell” në Top Channel, Libohova

pohoi se e ka veshur fustanin e bardhë vite më parë dhe ka qenë krijim i stilistes shqiptare, njëherazi mikeshës së saj, Rezarta Skifteri.

“Kemi realizuar një set fotosh me fustanin e bardhë pas trupit dhe atë fustan e ka qepur Rezi”, tregoi Eranda në prani të stilistes e cila e konfirmoi këtë fakt.

“Do t’i gjej ato foto dhe do t’i publikoj sepse janë shumë të bukura edhe pse i kam bërë kohë më parë” -përmbylli Libohova.

Dhe Eranda e mbajti fjalën! Disa orë pas mbarimit të programit “Qysh e don shoqnia” ajo publikoi fotot si nuse me krijime te Rezarta Skifterit dhe po, duket një yll i vërtetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *