Ska ndali! Endri Prifti zbulon kush shkon ne Eurovizion, dhe fituesin e Kenges Magjike! Gjithcka e paracaktuar!

Festivali i Këngës në “RTSH”, dhe “Kënga Magjike” janë dy kompeticionet muzikore që vit pas viti tërheqin vëmendjen e publikut.

Si çdo herë, ka pasur d shime lidhur me mënyrën se si shpallen fituesit e këtyre kompeticioneve. Por këtë vit zhurma me sa duket është bërë edhe më e madhe, e tashmë janë zbuluar emrat se kush do të jenë fituesit e “Këngës magjike” dhe Festivalit të “RTSH-së”.

Artisti Endri Prifti së fundmi përmes një statusi në Facebook, njoftoi se dy vëllezërit korçarë nuk do të jenë pjesëmarrës në “Këngën Magjike”. Ai shkruan në statusin e tij, se ende nuk e dinë përse nuk u bënë pjesë, e kjo për shkak të “furçave” që bëhen në prapaskena.

Artisti nuk ka hezituar edhe të nxjerrë zbuluar kompeticionin e “Këngës Magjike”, duke treguar edhe fituesin e këtij viti, që sipas Endrit, do të jetë Marsela Çibukaj.

Gjatë këtij viti ka pasur aludime të shumta lidhur me këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e “RTSH-së”, si dhe janë përfolur herë pas here edhe “fituesit” e mundshëm. Një media kosovare pak kohë më parë publikoi lajmin se pjesëmarrëse do të ishin Elvana Gjata dhe Dhurata Dora, e sipas tyre mendohej se do të ishin edhe fituese. Nuk kaloi shumë kohë, ku këngëtarja Elvana Gjata mohoi pjesëmarrjen e saj në Festival, duke e hedhur p shtë këtë lajm.

Artisti i njohur Endri Prifti, duke treguar se çfarë “luhet” në prapaskenat e Festivalit të “RTSH”-së, ka zbuluar gjithashtu edhe fituesin e këtij festivali për këtë vit.

Teksa e tha hapur se fituesit e kompeticioneve muzikore në Shqipëri zgjidhen gjithmonë më përpara, Endri tregoi më tej se këtë vit Festivali i “RTSH”-së do të shpallë fitues reperin Noizy, në bashkëpunim me Eugent Bushpepën.

“Mirmengjesi , mirdita dhe mimbrema te gjitheve anembane Botes dhe me gjere. Nje te diele pushimi te bukur, me shendet e me shume dashuri ju uroj. Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit, por rethanat as nuk e morem vesh pse nuk do jemi, d.m.th. e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire, e di pse, ja t’ju jap edhe informacion mbi fitusin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombetar e fiton Noizi ne bashkepunim me Eugent Bushpepa. Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto , mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para.”- shkruan Endri në postimin e tij në “Facebook”.

Kujtojmë në fakt se pas përfundimit të festivalit të vjetshëm dhe me pjesëmarrjen e shumëkontestuar të Ronela Hajatit, Noizy ka deklaruar në një intervistë se ai ka dëshirë që të marrë pjesë në festival dhe të përfaqësonte Shqipërinë dhe nuk do ta linte kurrë në baltë vendin e tij, pasi ai ka njohje edhe ndërkombëtarisht si artist.

“Do të kisha dëshirë të shkoja në ‘Eurovision’. Do bëja maksimumin. Kam shumë fansa të fuqishëm që do të më mbështesnin dhe nuk do e lija Shqipërinë në baltë. Nuk do t’i zhgënjeja shqiptarët. Nuk e di si funksionon për të hyrë. Nëse dikush e sheh këtë video, producentët që merrem me atë punë ta shohin me interesim këtë gjë sepse do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart. Nuk më intereson që të fitoj, por të jem atje dhe garantoj se fakti që do të jem atje do të bëhet diçka e madhe”, është shprehur më herët Noizy për “ABC”.

Nisur nga kjo deklaratë, ka shumë mundësi që ndryshe nga aludimet e tjera, deklarata e Endri Priftit të jetë e vërtetë./CNA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *