Aurela Gaçe ka ndarë së fundmi një video në profilin e saj në Instagram ku shihet duke hekurosur rroba. Këngëtarja e mirënjohur shprehet për ndjekësit se kur është në shtëpi nuk e konsideron veten VIP por mama e dy vajzave, të cilat kanë nevojë për përkujdesin dhe praninë e saj.

Mbemë,më qortoi një mik artist, më tha,- Ti poston vetëm punën ttnde, skenën, koncerte, këngë,projekte, edhe stërvitjen.

Pse nuk i poston -tha- udhëtimet, darkat, qejfin që bën?

U mendova, edhe thashë,po që ka të drejtë. Unë duhet te tregoj që përtej skenës,jam njeri, jam mam, jam grua, etj eth si këto.

Mbas lodhjes së mbrëmshme në skenë( uh prapë skena) , rashë në gjumë në mëngjes….fjeta, tani po hekuros.

Shiko, e kuptoj që ju mendoni se kur ke mundesitë ,punëson njerëz të ndihmojnë me këto gjëra pa kuptim, e kuptoj që keni një mendim ndryshe për “vipat” por,

unë nuk e konsideroj veten të tille. Në shtëpi unë jam vajza e Bules edhe Agimit, j mami i dy vajzave, e në shumë raste unë dua që vajzat e mija t’a shohin mamin e tyre duke i bere gjerat vete…. Nesër, kur të rriten, dua tê kenë imazhin që kam unë me prinderit e mi.

Kaq kisha për sot. Jo ,prit, në mbremje sigurisht jam në skenë( se rrobat i hekurosa????)

Shihemi sot, në vendin ku lundroj e lirë, në skenë

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *