Është një nga këngëtaret më të mira shqiptare që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Bëhet
fjalë për Manjola Nallbanin, e cila sot është një emër i madh në muzikë. Mesa duket kohët e fundit është bërë paksa nostalgjike.
Manjola ka publikuar një foto në kohën kur ka qenë një vajzë e re, në plazh me bikini dhe pa
makeup. Duhet thënë që duket super e bukur dhe në pamjen e saj nuk ka ndonjë ndryshim të madh.
“Në plazhin e Durrësit, në vitin e fundit të shkollës së mesme në lice, me një nga fansat e mi
të parë meqë sa kisha filluar të dilja në televizor. Sigurisht atëherë çdo gjë ishte #nomakeup #nofilter”, ka shkruar Manjola tek fotoja e postuar në Instagram.