Ndryshimi gji gand që pritet të bëjë Instagrami do t’ju pëlqejë të gjithëve

Zhvillimet e fundit tregojnë se Instagram po përgatit një funksion të ri të frymëzuar nga Myspace.

Së shpejti, përdoruesit ka të ngjarë të jenë në gjendje të futin muzikën e tyre të preferuar në profilin e tyre.

Sipas krijuesit të teknologjisë Alessandro Paluzzi:

“Aplikacioni po bën një përpjekje për të integruar funksionin, i cili do të jetë i dukshëm në detajet e profilit të tyre. Pikërisht aty, në bio-në #Instagram do të shfaqet kënga që keni zgjedhur. Muzika aktualisht nuk është e disponueshme, por pritet të jetë përpara publikimit zyrtar”.

Në këtë mënyrë, kënga juaj e preferuar do të shfaqet në fund të informacionit të shfaqur në profilin tuaj në Instagram, pikërisht poshtë lidhjeve bio.

Për të shtuar këngën që dëshironi, thjesht shkoni te “Redakto profilin”, ku do të shfaqet opsioni “muzikë”.

Atje do të mund të kërkoni për këngën tuaj të preferuar, duke i dhënë opsionalisht një titull.

Instagram nuk e ka konfirmuar ende funksionin e ri, por ju mund të merrni një shije se si do të duket në profilin tuaj nga tweet-et e mëposhtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *