Largimi i saj ngeli enigmë, Matilda Makoçi ish-gruaja e parë e Edi Ramës rrëfen se pse u “zhd uk” , cfare i beri Kryeministri

Matilda Makoçi është një aktore shqiptare. Ka lindur në kryeqytetin e Shqipërise, Tiranë, më 8 Prill 1963. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degen e aktrimit. Pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar.

Gjatë veprimtarisë teatrore luajti në komedinë e Shekspirit, Zbutja e Kryeneces, ne rolin e Bjankës, dhe në Romeo e Xhuljeta, në rolin e Xhuljetes. Në vitin 1983 ajo ka prezantuar edhe Festivalin e XXII-të të Këngës në RTSh .

Në vitin 1986 Matilda Makoçi nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu” për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin “Hije që mbeten pas”. Në vitin 1991 emigroi familjarisht në Greqi. Gjatë qëndrimit në Athinë u aktivizua në filmin serial grek, Mikeshat (I Filenadhes) ne 1993.

Për një kohë shumë të gjatë ajo u zhduk nga skena. Siç të gjithë e dimë Matilda gjithashtu ka qenë edhe bashkëshortja e kryeminstrit Edi Rama.

Matilda Makoçi, pas shumë vitesh në heshtje në një intervistë ka rrëfyer jetën e saj pas martesës dhe br ktisjes së aktrimit pas lindjes së djalit, Gregori.

“Isha shtatzënë, pas lindjes nuk arrita t’i kthehesha rolit. Nuk kisha më kushte që të ishte djali rehat, duhej ta shoqëroja edhe unë në procesin e rritjes. Unë kam qenë e angazhuar me punë shtëpie. Deri para 2-3 viteve kam qenë e preokupuar pas Gregut”, rrëfen Matilda, e cila shton se edhe tani që djali jeton veçmas, i duhet ta pranojë vendimin e tij – Puna me të rinjtë është se duhet t’u rrish pas avazit. Nuk më pëlqen që është shkëputur, por nuk kam çfarë t’i bëj është dëshira e tij. Për këtë arsye e kam lënë të shkëputet të jetojë siç dëshiron”.

Kur ajo u shfaq në skenë, përtej thashethemnajës që mbushi dynjanë, thellë-thellë shumëkush ndjeu një mall për Matilda Makoçin.

Edhe pse filmat e socrealizmit shfaqen pareshtur dhe sytë e mëdhenj të Matildës, imazhi i saj i hijshëm, një elegancë që nuk e gjeje në të tjera aktore, një lloj koketerie, përzier me sinqeritet, kanë qenë vazhdimisht të pranishëm, të gjithë jo thjesht ishin kureshtarë, por dëshironin të dinin se ku ishte ajo tani.

Ajo u rishfaq për publikun 2 vite më parë në një mbrëmje poetike, organizuar nga piktorja Natasha Bega, ku interpretoi disa poezi. Për Matildën, ky ishte kthimi i duhur dhe nuk është aspak vonë.

Në intervistë ajo tregon gjithçka nga jeta e saj larg ekranit, që nga kujdesi për të birin, Gregorin, që sot është bërë burrë, por që ajo nuk do të kishte dashur ta lëshonte nga vetja, te rolet e dikurshme, dëshira për t’u rikthyer sërish me të tjera role, por edhe raporti që ka me ish-bashkëshortin dhe Kryeministrin Edi Rama.

Tashmë ajo po shikon mundësinë për t’iu kthyer sërish aktrimit, por pret ofertë për ndonjë rol të karakterit të “mamasë”.

Përse u kthyet kaq vonë?
U riktheva pas një mungese me karakter personal, por nuk më duket vonë, sepse u ktheva në një moment me poezi dhe mjafton kaq që të tregoj që nuk kam asnjë problem me profesionin. Poezitë janë ato që tregojnë aktivitetin e aktorit dhe besoj se u paraqita denjësisht.

Si ju priti publiku?
Publiku është i mësuar me poezinë. Më priti ngrohtë dhe me dashuri.

Ju si u ndjetë?
U ndjeva mirë.

Ju kishte munguar kjo përballje?
Jo, nuk më kishte munguar. Të them të drejtën, edhe pse u bë një kohë kaq e gjatë, nuk e ndjeva këtë gjendje emotive. Emocioni që kisha lidhej me interpretimin e poezisë më shumë sesa me takimin me publikun.

Cili është roli juaj më i dashur?
Të gjitha rolet janë njësoj për mua, sepse edhe numri i filmave nuk është shumë i madh, kështu që i kam shumë afër vetes sime rolet me njëri­tjetrin. Jam e kënaqur. Nuk kam pasur pretendime shumë të mëdha, megjithatë rolet që kam pasur kanë qenë dinjitoze dhe emocionet për të gjitha rolet që kam pasur janë të fuqishme. Të gjitha rolet janë të dashura, por natyrisht, në filmin “Të mos heshtësh”, ku kam rol kryesor, më ka emocionuar dhe më ka mbajtur në aktivitet pune më shumë se të tjerët. Me të gjithë regjisorët kemi qenë shokë dhe kam komunikuar normalisht, pa probleme, por me Spartak Pecanin kam pasur më shumë preokupacionin e aktores ndaj regjisorit.

Si janë marrëdhëniet tuaja me aktorët që i keni pasur partnerë në filma, a i ruani kontakte me ta?
Të gjithë partnerët janë të respektuar nga unë. Nuk mund të veçoja ndonjë. Kur takohemi, komunikojmë, por nuk mund të them se kam mbajtur kontakte me ta. Kur jam kthyer nga jashtë shtetit, kam takuar një herë Ndriçim Xhepën.

Cilat janë disa nga rolet tuaja në teatër?
Kam luajtur te “Romeo dhe Xhulieta” rolin e Xhulietës dhe te “Zbutja e kryeneçes” rolin e Biankës.

Mes ekranit të madh dhe skenës së teatrit, kë do të zgjidhnit?
Unë jam aktore teatri dhe jam shumë e lidhur me teatrin, por më shumë e predispozuar kam qenë dhe mbetem me kinemanë.

Çfarë ndodhi që nuk iu kthyet më aktrimit?
Isha shtatzënë dhe më pas nuk munda t’i kthehesha më rolit. Nuk i kisha kushtet për rritjen e djalit rehat, ndaj duhej të isha edhe unë që të merrja pjesë në procesin e rritjes. Kam qenë e angazhuar me probleme shtëpie, punë shtëpiake, sepse të tilla i kisha kushtet. Nuk e dija se si do më vinte jeta më vonë.

Dhe ju iu dedikuat Gregorit… për sa vite?
Deri para 2­3 vitesh, kur është shkëputur dhe ka dalë më vete, kam qenë e preokupuar ndaj Gregorit. Me të rinjtë duhet të jesh e duruar, sepse mërziten, trishtohen, është melankolia e moshës dhe nuk më pëlqen ta mërzis. Të them të vërtetën, nuk më pëlqen që është shkëputur, por është dëshira e tij dhe kam qenë e detyruar, sepse nuk mund t’ua prishësh fëmijëve dëshirën që kanë. Për këtë arsye ia kam lejuar të bëjë atë që dëshiron dhe uroj që të ketë kënaqësinë e kësaj mënyre jetese. Përpiqem të jem e afërt me të, pavarësisht se është larguar.

Mbani raporte me ish-bashkëshortin, Edi Rama?
Nuk kam marrëdhënie, por kam respekt për përpjekjet që bën dhe e shoh që të gjithë njerëzit e duan.

Keni qenë prezente në serialin grek “Mikeshat”, si u vutë në kontakt me regjisorët?
Përmes një zyre aktorësh. Paraqita të gjithë aktivitetin tim artistik, biografinë time artistike. Më kërkuan dhe më gjetën. Ishin katër seri të serialit, në të cilat duhej të merrja pjesë, por nuk e përballova dot dhe mora pjesë vetëm në një seri.

Si ishte të punoje në një ambient të ri, ndryshe nga ai shqiptar?
Ishte e vështirë, sepse isha e huaj. Kishin intimitetin e tyre të punës, kishin oraret e tyre, pastaj zyrat e xhirimit ishin shumë larg nga qendra e qytetit dhe s’kisha mundësi që të angazhohesha ashtu siç duhej.

Do t’i ktheheni sërish aktrimit?
Rikthimi është një gëzim shumë i madh, por edhe një preokupacionshumë i rëndësishëm. Për moshën time tani, ofertat më së shumti janë për rolet e mamave dhe episodike. Por po të ketë ndonjë rol që ia vlen në këtë drejtim, do të ishte kënaqësi për mua dhe për spektatorin do të qe surprizë.

Nuk po pyesim fare se kë ka marrë malli për Matilda Makoçin se e dimë përgjigjen. E keqja nuk është se ka munguar në filma, por ajo nuk është as aktive në rrjetet sociale. Mjafton një paparac të shkrepë një foto teksa ajo është duke ecur në rrugë dhe kjo përbën lajm. Lëre pastaj që nga hera e fundit që e pamë, ne eventin e një ekspozite ku Matilda edhe recitoi, paska ndryshuar. Këtë herë i ka lënë flokët e gjatë lëshuar, si ajo Matilda e filmave dhe është shfaqur krejt sportive. Me pantallona sportive dhe atlete ka qenë së bashkë me një zonjë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *