Eriselda Shllaku, aktorja e njohur shqiptare e telekomedive në vitet 2000, ka qenë e ftuar në emisionin #Expuls.

Ajo ka sqaruar dhe largimin nga puna, pa lajmëruar nga moderatori dhe aktori i humorit Agron Llakaj.

Shllaku u shpreh se arsyeja që i kanë dhënë për largimin nga puna ka qenë mungesa e fondeve. Eriselda Shllaku:

Po më ka hequr nga puna pa paralajmërim. Pas deklaratës nuk më ka kontaktuar . Realiteti është ashtu sikur e thashë.

Një ditë të bukur, më erdhi një mesazh nga asistentja e Gonit dhe më tha se nuk je më pjesë e Al Pazar, për mungesë fondesh.

Shkova nesër të flisja me Gonin he me qetësinë më të madhe më tha për mungesë fondesh nuk do jesh më. Për Gonin ndoshta isha e shtrenjtë, s’përballonte dot shpenzimet e mia.

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *