Ditën e sotme, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani është rikthyer në shtëpinë e ‘Top Albania Radio’.
Përmes disa videove në Instastory, ajo ka treguar se është përlo.tur pasi rrugëtimi i saj ka nisur pikërisht aty 22 vite më parë, në vitin 1999 në një audicion të mbajtur
Moderatorja ka sugjeruar që radio të jetë në guidat e qytetit për çdo turist dhe të ri që vjen në kryeqytet, për ta vizituar dhe parë nga afër his.torinë shumë vjeçare të saj.
Disa ditë më parë u organizua një festë e madhe për të kujtuar themeluesin e “Top Channel”, të ndjerin Dritan Hoxha në ditëlindjen e tij.
Festa e organizuar nga drejtueset e televizionit bëri bashkë të gjithë stafin e madh të Topit, dhe në mes të shumë emrave të njohur, u vu re mungesa e Arbana Osmanit.
Zërat lart e poshtë tregojnë se arsyeja përse moderatorja mungoi në festë ishte Bora Zemani.
Mendohet se shkak i situatës mes vajzave është rivaliteti për drejtimin e “Big Brother VIP”, madje Arbana nuk e përgëzoi moderatoren për rolin e saj më të ri si prezantuese e ”Dancing With The Stars”.
Por përveç kësaj, zërat brenda korridoreve të Top Channel tregojnë se Arbana nuk ka një raport aspak të mirë me binjakët ‘Veshaj’ dhe kjo gjë u vu re kur Donaldi e hoqi moderatoren nga lista e ndjekësve në Instagram pak ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Nga ana tjetër Lori Hoxha e ka treguar se i do dy djemtë, kjo shpjegon dhe ngritjen e Borës si moderatore dhe duke i besuar një projekt kaq të rëndësishëm, ajo madje u pa dhe duke prezantuar krah Eno Popit në festën e organizuar.