Mamaja e Tina Pajollarit: Vajza ime ska bere gje. Lirojeni se është martuar, e pret dhëndri

Ashtu si e bija, edhe e ëma e Martina Pajollarit mohon e ngritura nga prokuroria për vajzën e saj. Dys ohet se Tina e dinte për planin e vr sjes së Martin Çeços, si dhe ka qenë e pranishme në momentin e vr sjes.

Ditën e sotme ajo ka dalë përpara gjykatës dhe është njohur me masën e arr stit me b rg të paktën deri në seancën e radhës. Pas kësaj ka folur e ëma e Tinës, Miranda Pajollari. Ajo shprehet se tre të ak zuarit dhe vajza e saj janë të pafajshëm.

Ajo deklaron se Tina nuk ka pasur lidhje me Valter Mollajn, i ak zuari kryesor i ngjarjes, por ai i ndihmonte për shkak se jetonin në vështirësi ekonomike. Ajo shprehet se Tina ishte martuar së fundmi dhe se atë po e pret dhëndri në shtëpi.

Deklarata e Miranda Pajollarit: “I bëri festë ai, çupa nuk e pranoi, se çfarë na futën në këto ngat rresa. Në polici na k rc nonin, na bënin. Erdhën na morën në 2 të natës, çupën e g ditën. Jemi të pafajshëm, ne dhe ata djemtë, na kanë ndihmuar.

Janë shumë të pafajshëm, ata dhe çupa ime. E kanë marrë një natë, ne nuk e dinim vendin. Qante bërt ste çupa, nga i thoshte ato. Ne na ndihmonin për ushqimet për çdo gjë, se kam 4 fëmijë. Valteri na ndihmonte, ka vajzën sa çupa ime. Burri e kërkon vajzën.

Gjykata të më japë çupën, jemi të pafajshëm. Tina është e martuar, ka dy javë çupa që është martuar. Ka bagëtitë në fshat, ngeli këtej dhëndri. Është në Vlorë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *