“Dagzi është mërzitur”/ Sarah ka një mesazh për vajzat beqare: Do kaloni në plan të dytë… (VIDEO)

Ata u njohën dhe u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. E teksa shumë

mendonin se ata do të ndaheshin pasi të mbaronte aventura e tyre në reality show, Sarah Berisha dhe Dj PM kanë treguar se nuk është aspak ashtu.

Ata vijojnë të jenë bashkë dhe herë pas here ndajnë me ndjekësit e tyre të shumtë, foto apo video ku shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por, siç në çdo marrëdhënie edhe në të tyren jo çdo gjë shkon vaj. Sarah, së fundmi ka treguar hapur çfarë e bezdis tek partneri i saj. Madje nuk ka nguruar që duke u nisur nga lidhja e saj t’i japë një mesazh edhe të gjithë vajzave single.

Teksa kanë qenë në një tavolinë duke parë një ndeshje futbolli, blogerja ka filmuar PM-in të mërzitur ku shprehet:

“Ky i imi është super i mërzitur se Milan po del 1 me 1 ose nuk e di. Një mesazh për ju vajzat që jeni single, mos gjeni të dashur që dashuron futbollin, sepse gjithmonë do të jeni në vend të dytë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *