Ylli i “Harry Potter” Robbie Coltrane ka hu bur jetën sot. Ai ndërroi j të në moshën 72 vjeçare.
Menaxheri i Coltrane konfirmoi për “Associated Press” se aktori, më i njohur për rolin e tij si Rubeus Hagrid, vd q në një spital në Skoci.
Ende nuk dihet shkaku i vd kjes.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, fansat filluan të shkruanin për aktorin e ndjerë me origjinë skoceze në të gjithë mediat sociale.
“Jam shumë i tr shtuar tani! Hagridi ishte një thesar për fëmijë dhe Robi e luante aq mirë. U prehsh në paqe njeri i mrekullueshëm!!! 😭😭😭😭😭”, shkroi një person në Twitter.
Bashkë yjet e Coltrane në “Harry Potter”, duke përfshirë Daniel Radcliffe, kanë lëshuar gjithashtu deklarata emocionale.
Përveç rolit si Hagrid, Coltrane ishte i njohur edhe për rolin e tij si psikologu kr minal Dr. Eddie “Fitz” Fitzgerald
në serialin televiziv britanik “Cracker”. Ai ka luajtur edhe në filmat e njohur si “GoldenEye” dhe “The World Is Not Enough”./albeu.com