Lali Eri: Të rinjtë shqiptarë mos të largohen nga Shqipëria, do kenë këtu rroga dinjitoze!

Erion Veliaj ka folur sot nga Piramida, ku sipas tij po ndërtohet një nga qendrat më të mëdha të tekonologjisë dhe kodimit,

me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe nga kompania që është akuzaur shumë për tendera korruptivë. Sipas tij, me punën që ai po bën të rinjtë mund të përfitojnë këtu shumë rroga të mira.

Veliaj është shprehur se po punon për të ardhmen dhe në Shqipëri, nëse të rinjtë nuk largohen në të ardhmen do të përfitojnë rroga dinjitoze, por nuk ka përmenduar nëse ai do vazhdojë të rrjepë qytetarët apo jo.

Erion Veliaj tha:

Sot jemi duke investuar për punët e të ardhmes. Shumë punë bëhen nëpërmjet kompjuterit dhe shumë rroga të mira, të rinjtë mund t’i përfitojnë pa u larguar nga Shqipëria dhe të marrin një rrogë që është shumë shumë dinjitoze.

Në parim, fjala e tij duket perfekte, por si mund të përfitojnë rroga të mira të rinjtë, kur Veliaj, të gjitha paratë e taksapaguesve i ndan me oligarkët dhe fut në xhep përqindjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *