Milani e kishte nisur shumë mirë ndeshjen e Champions League kundër Chelseat, por në minutën e 18-të gjyqtari Siebert fishkëlliu një penallti ne favor te bluve dhe përjashtoi Fikayo Tomori.

Më pas Jorginho nga 11 metra e mposhti Ciprian Tatarusanun dhe Aubameyang beri golin e dyte. Kuqezinjte te pafuqishem per te reaguar dhe Chelsea qe menaxhoi ndeshjen me 1 futbollist me shume…

Skuadra e Stefano Piolit dhe tifozët kuqezi janë tërbuar nga arbitri Daniel Siebert në pjesën e parë të ndeshjes Milan-Chelsea. Vendimi i bilbilit gjerman duket shumë i rëndë. Kontakti është i lehte dhe nuk mund te jepet penallti ne keto nivele sepse ne mesfushe shihen pafund qe as nuk akordohen faull.

Luca Marelli, ish-arbitri, konfirmon se nuk ka pasur penallti: “Tek Milan-Chelsea, e kuqja e Tomorit është automatike në rast penallti teknike, por thjesht nuk e shoh penalltinë. Nuk arrij dot ta kuptoj si penallti”.

Siebert vendosi të pranojë penalltinë dhe ndikoi shumë në ndeshjen e Champions League në San Siro. Nderkohe, te Canale 5 ne Mediaset, komentatoret kane shprehur indinjaten e tyre duke thene se

“ky arbiter kaq i dobet nuk duhet te arbitroje me ne Champions dhe do te ishim te befasuar ta shihnim serish. Humbi cdo gje, i iku kontrolli i nje ndeshje ne keto nivele”.

Por një gjë është e sigurt, kur arbitri vendosi të sanksionojë faullin e Tomorit në atë moment, kartoni i kuq i rregullores ishte i pashmangshëm. Në fakt, ajo që ndodhi bie pikërisht në rastin DOGSO, ose Mohimi i Mundësisë së Shënimit të Golit (Mohimi i mundësisë për të shënuar gol) që parashikon përjashtimin.

Për t’u përfshirë në këtë shkelje, duhet të materializohen 4 faktorë: distanca midis pikës së shkeljes dhe portës duhet të jetë afër njëra-tjetrës, drejtimi i veprimit duhet të jetë drejt portës, probabiliteti për të mbajtur ose për të fituar topin duhet të jetë i lartë dhe pozicioni dhe numri i mbrojtësve duhet të jetë i tillë që të favorizojë sulmuesin.

Por, pse nuk nderhyri VAR? Në këto raste është i vlefshëm vendimi i arbitrit kryesor te ndeshjes sepse ne udhezimet e UEFA-s eshte qe t’i jepet force asaj qe sheh kryesori ne momente te caktuara dhe jo te therritet per te reflektuar…

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *