SKY SPORT | Një ndryshim te Milani, Pioli e ka konfirmuar 10/11

Asnjëherë mos e ndryshoni një ekip fitues. Pothuajse… Sepse Stefano Pioli duket i gatshëm të ndryshojë pak në funksion të ndeshjes së nesërme ndaj Chelseat.

Pas fitores së mirë të Milanit në shtëpi ndaj Juventusit pasditen e së shtunës, mund të prisnim një konfirmim të plotë të skuadrës që ka shkelqyer. Në vend të kësaj, indikacionet e fundit duket se thonë më shumë.

Redaksia e Sky Sport ka dhënë azhornimet e fundit për formacionin e mundshëm të Milanit ndaj Chelseat. Nga Pioli pritet diçka ndryshe, sidomos në mesfushë.

Me të vërtetë nuk do të ndryshojë shumë. Përditësimet që vijnë nga Milanello flasin për një Milan që do të konfirmojë të paktën 10/11 e formacionit të parë ndaj Juventusit.

I vetmi ndryshim do të jetë në mes të fushës. Pioli do të rikthejë Rade Krunic në mesin e titullareve, në vend të Tommaso Pobega-s sado pozitiv. Në nivel ndërkombëtar, trajneri dukshëm i beson më shumë përvojës së boshnjakut sesa entuziazmit të klasës ’99.

Pra, Milani do të insistojë, madje në mënyrë të pashmangshme, në 4-3-2-1 si modul bazë. Tatarusanu mes shtyllave, mbrojtja e konfirmuar me Kalulu në të djathtë, Gabbia pranë Tomorit pas provës së shkëlqyer ndaj Juves, Theo Hernandez në të majtë. Në mes Krunic do të jetë pas sulmuesit sic beri Pobega, me Tonali dhe Bennacer prapa.

Pra, treshja Diaz-Leao-Giroud në sulm. Pioli ka konfirmuar rikthimin e Junior Messias ndër të disponueshëm, por braziliani do të startojë vetëm nga pankina. Jashtë De Ketelaere për një problem muskulor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *