Ibrahimovic dhe porosia e fundit që i ka dhënë grupit kuqezi! “E dua edhe njëherë të vetme djem…”

Zlatan Ibrahimovic ka qenë jashtë që nga fillimi i verës pasi zgjodhi një operacion në gju për të rregulluar problemet e tij me lëndimet. Suedezi është i etur për t’u kthyer dhe ende ndjen se mund të bëjë një ndryshim.

Sulmuesi nuk është më i ri, pasi ka mbushur 41 vjeç në fillim të këtij muaji dhe loja intensive për shumë vite ka filluar të dëmtojë trupin e tij. Megjithatë, ai po punon shumë për t’u rikuperuar nga operacioni në gju dhe ai mund të kthehet në fillim të vitit 2023.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, Ibrahimovic ka besim se pjesa e mbetur e procesit të rikuperimit do të jetë siç është planifikuar dhe nuk do te kete pengesa te tjera per ta ndaluar qe te kthehet…

Ai dëshiron të kthehet në fillim të vitit 2023 dhe mendon se mund të bëjë një ndryshim të madh për Milanin duke kerkuar yllin e dyte ne fanelle.

Më pas, pasi të vendosë të terhiqet, do të ketë opsionin për të marrë një rol menaxherial ndoshta te Milan. Ai është një ikonë e vërtetë e klubit dhe të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm ka qenë që kur u kthye në janar të vitit 2020.

Kontrata e Ibrahimovic u firmos me 1 mln euro rroge simbolike teksa do te mare bonuse ne rast te golave dhe paraqitjeve te shumta. Por, sipas Calciomercato, ka edhe nje porosi qe Ibrahimovic i ka dhene ekipit: Champions League!

Suedezi u ka kerkuar shokeve qe te japin maksimumin dhe te arrijne te kualifikohen ne fazen e eliminimit direkt, sepse do te ishte per te mundesia e fundit per te zbritur ne fushe ne Champions dhe per te provuar emocionet e fundit te turneut…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *