Shpikja e re e Stefano Piolit që askush nuk e dalloi! E gjitha e përgatitur brenda 2 ditësh

Milani ka arritur sot një fitore të madhe skuadre ndaj Juventusit të Massimiliano Allegrit, duke fituar 2-0 dhe duke fshirë kështu makthet e udhëtimit të vështirë në Angli me Chelsean.

Kuqezinjtë mundën të frenonin aksionet fillestare të bardhezinjve dhe goditën në momentet e duhura të ndeshjes, në fund të pjesës së parë me Tomori dhe në fillim të pjesës së dytë me goditjen e Brahim Diazit.

Megjithatë, në fund të ndeshjes, trajneri Stefano Pioli donte të nënvizonte aftësinë e ekipit për të qenë të bashkuar dhe për t’u sakrifikuar nga të gjithë elementët.

Në konferencën për shtyp, trajneri emilian tërhoqi vëmendje të veçantë për performancën e Theo Hernandez dhe punën e tij në mbrojtje: “Theo luajti sot si mesfushor, ndonjëherë duke mbuluar hapësirat e Bennacer.

Ky grup vetë-stimulon veten. Tani duhet te shohim në garat e radhës”. Ndër të tjera, mbrojtësi u rikthye sot nga lëndimi dhe u shfaq në formë të shkëlqyer.

Një tjetër shenjë pozitive në këtë mbrëmje të bukur për Djallin. Pioli sqaron se “në posedim të topit ai luajti si gjysmëmesfushor me Bennacer, për t’i lënë vend Leaos. E kishim përgatitur kështu, edhe sepse gjendja e ti nuk është ende 100%.

Ne e kishim përgatitur këtë që të kishim dy për të ndërtuar dhe dy, Tonali dhe Pobega, për të prishur aksionet e kundershtarit”. Nje levizje fantastike nga Pioli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *