Brahim Diaz, autori i golit 2-0 të kuqezinjve, ka folur në mikrofonat e Dazn dhe për ndeshjen e fituar ndaj Juventusit. Këto janë deklaratat e playmakerit spanjoll. Për rolin e krahut të djathtë ai tha: “Nuk më intereson roli në të cilin më aktivizon trajneri.
Une thjesht dua të luaj. Jemi një ekip shumë i madh dhe punojmë shumë bashkë. Për mendimin tim, ky është një faktor përcaktues”. Brahim Diazit i mungonte goli qe prej sfides ndaj Udineses ne javen e pare.
Nga aty,shume pankina dhe pak aktivizime, asist apo gola! “Jam shumë i lumtur me këtë gol, por mbi të gjitha për fitimin e tre pikëve, të cilat ishin të rëndësishme”.
Për kartonin e verdhë pas golit: “Qe kur kam qene fëmijë gjithmonë kam ëndërruar të brohoras kështu. Unë po e bëja atë vitin e kaluar në ligë kundër Spezias, por më pas Calabria më ndaloi, ndaj e kisha ruajtur…”.
Serish gol Juventusit bashke me Tomori si dy vite më parë: “Nuk e di nëse është rastësi, por e përsëris, sonte më e rëndësishmja ishte të merrnim tre pikët. Pas ndeshjes shokët e skuadrës më thanë se duhet të luaj gjithmonë kundër Juventusit….”.
Brahim Diaz sot u aktivizua titullar ne vend te De Ketelaere, edhe pse pozicioni i tij ishte me shume ne te djathte dhe me pas duke u qenderzuar, pasi Pioli e kishte ndertuar ne fakt me tre mesfushe si Pobega, Tonali dhe Bennacer, me Leao ne te majte dhe Giroud sulmues.