Mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel ka nisur “Dancing With the Stars” me moderatore Bora Zemanin.
Spektakli është hapur me një kërcim nga Bora Zemani dhe trupa e baletit. Moderatorja ka shkëlqyer duke kërcyer nën ritmin e këngës “Alien Superstar” nga Beyonce.
Kujtojmë se ajo ka studiuar dhe balet.
Këngëtari i njohur Irkenc Hyka do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Irkenci feston ditëlindjen dhe në ditën e tij të veçantë ai ka publikuar një foto me partneren e tij, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
“Në këtë ditëlindje nuk mund t’i lutesha Zotit për më shumë se ju të dy”, ka shkruar këngëtari.