Ia beri Markut njelloj si ish burrit! Rudina Dembacaj perballet me ate qe nuk e priste kurre

Mark Frroku feston sot ditëlindjen e 50-të. Festa për ish-politikanin ka nisur që në mesantë ku në shtëpinë e tyre të re janë mbledhur miq e familjarë.

Këto detaje nga dasma na i ndan partnerja e tij, Rudina Dembacaj.Kjo e fundit nuk mungoi edhe me një urim për bashkëshortin e saj.

Aktorja e humorit ka postuar foto me ish-deputetin ku e uron me fjalët më të ëmbla.

“Edhe 100 dashuria ime! Te dua! Rastësisht jemi veshur njësoj sot”- shkroi Rudina krahas postimit.

Në sektorin e komenteve pati dhe urime të shumta për partnerin e aktores, mirëpo ajo çka i kishte rënë në sy Dembacajt ishte komenti thumbues i një ndjekësi i cili shkruante:

“Edhe 100 dashuria ime i thoje dhe mekanikut ti”– tha ai, duke iu referuar ish-partnerit të aktores. Sic ndodh shpesh herë Rudina nuk ia përton t’i kthehet komenteve të tilla dhe ajo e ka ironizuar ndjekësin duke iu përgjigjur:

“Nuk e di vëlla, smbaj mend asgjë që kam kaluar. Më ka lënë keq fare Co vidi. Di që Markun e dua shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *