Burri rri me tjetrën në sy tim, familja me thotë nese ndahesh derën e ke mbyllur te ne. Une s’mundem më pasha Zotin

Pershendetje, Jam nje grua qe jetoj ne Kosove, deshta ni kshill prej grave qe kan pas t’njejten histori mem tregu qka kan vepru se shume jom keq. Jom martu qe disa vite me dashni kem fmi, kem kalu mire e krejt ok deri tash e 1 vit gati qe ja kom fillu me zbulu se burri e ka marr rrugen e dreqit.

Del n’lokale t’nates, s’kthehet deri 4, 5 ne mengjes. Ka ndodh edhe qe su kthy hiq, as sem ka tregu ku o kan bile kur e kam pyt mka bertit qka jan kto pytje kshtu. Ni kohe e kom pas nxon tu fol me nifar femre amo nuk i bike pishman vazhdojke t’folmen arshiqare nsy t’meje.

Me kallxojke qika qe i ka shti fmin me fol edhe me kamer me at femren. Me punu spunon se sdon un nuk jom ka gjej pun qe mpershtatet me fmi tpakten naten mos mi lan vet se ky sosht kurr per evlad t’vet o i kam than rri masi spo don me punu tpakten rri me fmi deri t’kthehna un pi punes tani the qafen po sdon, hargjon sa tmun mas femrave e buk t’mjaftushem nshpi me honger skem. I thellum ne borxhe qe ska dit qe dikush sna vjen n shpi me lyp borxhin as n shpi tem rahat nuk jom qe gjysen e borxhit familja jem ja kan kry.

Ka marre femrat lokaleve t’nates nonstop me to, njo e hjek tjetren e qet, ma ka shit qka kom pas me vler t’mijat e ka shit gjithqka t’veten. Paret krejt mas femrave i ka qu 1 cent nshpi as nfmi tvet se ka shti sdi sdi shkurt e shqip jom tu vujt teper.

Perkrahjen e familjes nuk e kom. Ata mkan thon se skam ven nshpi mu kthy, sbon mu nda e qishtu po un jom lodh teper me shpirt, sjom tu mujt ma, e kom mar me te mir e kom mar me te keq e kom kercnu me ndarje s’di sa here. N’fillim m’lutke mos me shku e sene tash pe sheh qe nuk kom krah kerkand edhe qado qe i thom ska rendsi hiq.

Ja kam marr telefonin e kam pa qe ka kontakte me emra t’shokve e ne viber kur i qitsha po jan femra, njonen e kam marr e kam fol me to ajo dmth e dike qe ky eshte i martum e ka fmi edhe m’tha qe e kam veq shok

Une nuk jam tu mujt mo pasha Zotin me shpirt jom lodh, ndihmomni ku mu drejtu me naj shoqat me naj ven qe jom e sigurt me ik prej ti. Ju kisha lut shum prej thellsis t zemres ju kisha lut mem kshillu se un fmin sdu me ja lon kti drogίrashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *