Bora Zemani zbulon emrin e bebit së Ledionit dhe Sares , më të çud itshëm s’do keni dëgjuar ndonjëherë

Pak ditë më parë Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të tretë. Pas dy djemve, erdhi në jetë vajza. Deri sot Sara nuk e kishte zbuluar emrin e të bijës, por duket se “sekretin” ia ka nxjerrë Bora Zemani.

Sara iu ka dërguar vajzave një buqetë me lule dhe Bora duke e falënderuar dëgjohet të thotë edhe emrin e vogëlushes. “Sara dhe Ruya, iu presim”, ka thënë Bora.

Vetëm pak minuta më pas, ka qene vete qe Sara ka postuar në “Instastory” një foto të një torte me emrin. “Ruya Roe”, shkruhet.

Orët e fundit Sara ka postuar një kolazh me foto nga java e fundit, ku ndan edhe momentet nga spitali. Në mesin e fotove bie në sy një letër që Lori i ka dërguar së motrës.

Teksa i shpreh dashurinë dhe vlerësimin, Lori shkruan: “Sara, kjo ka qenë ëndrra jote e vetme, gjithçka tjetër ti e ke bërë të mundur për veten. Jam shumë e lumtur që më në fund kjo po bëhet realitet.

Ti je e mbrojtur në mënyrë hyjnore ndaj shijoje procesin e të bërit nënë për herë të tretë (qr). Unë jam duke pritur me durim që t’ju kem të dyjave në shtëpi dhe të të ftoj në një udhëtim vetëm unë dhe ti. Jam me ty përgjithmonë dhe duke u lutur për ty gjithmonë, Lori.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *