Së fundmi aktorja e humorit ka publikuar një pjesë të bisedës së saj me ish-deputetin ku tregohet fare qartë marrëdhënia e veçante që dyshja kanë me njëri-tjetrin.
Rudina i ka dërguar Markut një foto të kolegve tësaj duke drekuar ndërsa ajo vetë po merret me punë.
“Shokët e mi, janë të gjithë për drekë për qejf. Unë po punoj lart e poshtë, jopo që ta dish”– i shkruan aktorja partnerit.
Por përgjigja e Markut na i bëri të gjithëve sytë zemra duke treguar kështu sesa e vlerëson ai bashkëshorten e tij.
“O ti je bekim o zemër. Unë ta di edhe shumë biles”- u përgjigj ai.
Kujtojmë se në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.
Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP. Frroku është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe i një djali. Kurse Rudina ka edhe një vajzë, Viktoriam nga martesa e saj e parë.
Rudina ka treguar se ajo dhe Marku janë gati për tu bërë prindër. Në një intervistë aktorja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur moment. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo.