Sa i embel eshte sapuni! Pas Big Brotherit, ja cfare po ndodh tani mes Arditit dhe Donaldit

Këngëtari Ardit Çuni, pas daljes nga “Big Brother Vip”, nuk hezitoi të komentojë hapur shumë banorë të tjerë që ishin pjesë e formatit. Mes këtyre banorëve është edhe aktori Donald Veshaj, i cili në një farë mënyre “eleminoi” Arditin nga gara. Ky i fundit u eleminua pasi Fifi e çoi në nominim vetëm me Donaldin, i cili asokohe numëronte shumë fansa pas takimit me Borën.

Pasi u eleminua Arditi komentonte shpesh nga studio të ndryshme, lojën e banorëve. Nëpër intervista ai sulmoi Donaldin dhe Fifin duke thënë se mes tyre “kishte një garë të fortë hipokrizie.”

Por si është sot raporti i Ardit Çunit me Donald Veshajn?

Kjo ka qenë kureshtja e një ndjekësi të këngëtarit, i cili hapi një ‘ask me a question’ Instagram. Por Arditi vendosi t’i përgjigjej me pyetje ndjekësit, i cili shkroi edhe se “me Borën e dimë që flet”.

“Pse kur nuk kam folur?”, shkruan Arditi shoqëruar me disa emoji të qeshurash.

Deklaratat e Ardit Çunit për Fifin dhe Donald Veshajn

Në një intervistë të dhënë, Arditi foli për Fifin, të cilën e ka akuzuar se është eliminuar nga shtëpia për shkakun e saj, ndërkohë, nuk la pa thënë diçka dhe Donaldin, për të cilin kishte shprehur disa rezerva dhe më parë.

“Garë e fortë personazhesh për shkak të hipokrizisë. Do të thoja Fifi. Fakti që e gjithë shtëpia zihej për të për shkak të situatës se krijuar me Semin. Donaldi që e quante të sëmurë mendore apo ku di unë. E pas daljes nga shtëpia ti vjen në studio dhe mbështet Donaldin. Më duket hipokrizi që ti del dhe e mbështet më pas. Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë të tjerë jashtë. Unë i di edhe arsyet por thjesht nuk dua të merrem”, tha Arditi asokohe duke mos përmendur më emra të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *