Anëtarja e jurisë së “Dance Albania” dhe balerina që ka kaluar tashmë kufijtë shqiptar, Klaudia Pepa ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie. Pas performancës së modeles Cindy Marina në “Dance Albania” nën ritmet e këngës “Perfect” të Ed Sheeran, Klaudia tha se kjo është muzika e saj e dashurisë, por nuk ka zbuluar se kush i ka vjedhur zemrën.

Klaudia Pepa: Në disa momente ishte si një balerinë e vërtetë. Pastaj, e gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë.

Alketa Vejsiu: Me kë e ke këtë këngën ti?

Klaudia Pepa: Me dashurinë.

Alketa Vejsiu: Dashuria kush është?

Klaudia Pepa: (Qesh) E vetmja vërejtje që mund të bëj është se të pashë kësaj here një largësi me partnerin. Megjithatë, e gjithë performanca ishte shumë bukur.

Ermal Mamaqi: Aman na e trego se kush është ai. A është në këtë sallë, në këtë qytet?

Klaudia Pepa: Jo.

Ermal Mamaqi: A është në këtë planet?

Klaudia Pepa: Po.

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *