Siç mësohet nga redaksia e MilanNews.it, te henen do të kryhen ekzaminimet klinike për Simon Kjaer dhe Davide Calabria të lënduar në ndeshjen Empoli-Milan. Për të dy, megjithatë, është e pamundur të kthehen në fushë në ndeshjen kundër Chelseat dhe në ato menjëherë pas.

Davide Calabria, në pritje të kontrolleve të nesërme pas dëmtimit të të pësuar dje kundër Empolit, postoi një histori në Instagram duke cituar Kobe Bryant, legjenden e basketbollit qe nuk jeton me dhe qe mbrojtesi ka frymezim

“Çdo gjë negative – presioni dhe sfidat – është një mundësi për mua që të rritem”… Praktikisht, duket se Calabria eshte i dorezuar per ate qe e pret dhe se ky vit me shume mundesi eshte mbyllur, duke e pare ne fushe duke nisur nga 2023.

Do te duhet nje mrekulli qe analiza te nxjerre dicka jo aq negative sa pret trajneri Pioli, i cili pas ndeshjes tha se “mendoj se ka nje demtim te rende dhe e pash keq”, duke u fokusuar edhe te fakti se nga tre demtimet, Calabria la fushen me barele.

Nje mekat sepse kapiteni kuqezi po paraqitej mire dhe ne nje fare menyre po bente gjerat qe i kerkonte trajneri duke shtyre dhe duke ndihmuar sidomos ne fazen e mbrojtjes.

Per sfiden ne Champions League ndaj Chelsea ka mundesi qe per here te pare ne karriere ta mbaje Sandro Tonali shiritin e kapitenit pasi do te mungoje edhe Theo Hernandez dhe me shume mundesi Simon Kjaer.

By Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *