Heroi i derbit nuk e fsheh dot: Pres ftesën nga Reja

Partizani nuk njeh fitore në “Air Albania”, Tirana arkëton triumfin e radhës në derbi. Ndeshja u vulos nga 2 golëshi i Redon Xhixhës, e përfunduar me shifrat 0-2. Bardheblutë luajtën me 10 lojtarë për pjesën më të madhë të takimit.

Partizani tentoj të reagoj me Skukën dhe Da Silvën por çdo gjë ndalej nga Bekaj. Gardiani bardheblu bëri një paraqitjë të shkëlqyer në këtë takim. Vlen për t’u përmendur që derbit të kryeqytetit nuk i mungoj asgjë në këtë takim, duke nisur nga atmosfera e tifozerisë dhe duke vijuar me kartonat e kuq, penallti dhe golat. Njeriu i ndeshjes në derbi, Redon Xhixha foli për Oversport

Ndeshja? Jam i lumtur që po realizoj gola, dhe unë dua të falenderoj Ismajlgecin pasi një njeri që humbi personin e tij të afërt dhe erdhi të luante me ne është diçka e jashtëzakonshme. Unë dua t’ia dedikoj fitoren atij dhe golat e takimit.

Penalltia? Fola me Kallakun dhe më tha të gjuaj penalltin dhe ma lejoj ta gjuaja. Ndeshje të tilla janë ndeshje me presion dhe e ndava mendjen dhe godita në një krah por ishte fati i portierit që e priti.

Zëvendësimi? Janë mendimet e trajnerit dhe nuk më takon mua por në fund jam i lumtur që nuk më ka zëvendësuar.Pushimi? Të them të drejtën profesori na tha që kur ekipet janë me 10 lojtarë japin shpirtin në fushë dhe ashtu bëmë, arritëm fitoren.

Dedikimi? Mbështetjen më të madhe kam familjen, por e thashë, këto gola sot ia dedikoj Ismajlgecit. Nuk kam asnjë shifër dhe mendoj të realozj sa më shumë.

Parashikimi i Seferit? Seferit ja ka ndjer zemra dhe po mundohem ta zëvendësoj në mënyrën më të mirë të mundshme.Trofeu Skukës? Këtë tani e mësova dhe mesa di unë ktë e vendos Lila, dhe i them që të shikoj mirë muajin tjetër. Përtej të gjithave Lila është një porfesionist dhe ai di më mirë kë zgjedh.

Ftesa e Rejas? Të them të drejtën çdo futbollist e ka ëndërr të luaj me Kombëtaren dhe shpresoj të më vij ftesa patjetër që do ta pranoj, e pres me kënaqësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *