Sulmuesi kuqezi shënon pas dy vitesh: Dua të luaj me Interin në Serie A

Indrit Tuci arriti që të realizojë pas dy vitesh te Lokomotiva e Zagrebit. Për shkakun e dëmtimit të pësuar që e la jashtë fushës së blertë për shumë kohë,

sulmuesi arriti të tundte rrjetën kundër Sibenik, atje ku fillimisht realizoi Eros Grezda. Në një intervistë për “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, Tuci është shprehur:

“E kam takuar edhe Grezdën pas ndeshjes, arritëm që të shënonim të dy gola. Unë sa jam kthyer nga dëmtimi, po e marr veten.

Dua të shkoj sa më mirë te Lokomotiva e Zagrebit dhe të bëj hapin tjetër. Jam unë, Cokaj, Mersini dhe Salihu që shkojmë shumë mirë këtu.

Besnik Pregën kemi të parin këtu që na tërheq të gjithëve. Ëndrra më e madhe është që të luaj në Serinë A me Inter. Femrat? Nuk kemi nevojë t’i shohim në stadium. Koha gjendet për gjithçka”, tha Tuci.

Indrit Tuci ka qenë rregullisht pjesë e Kombëtareve tona të moshave, dëmtimi i fundit e la për një kohë të gjatë jashtë fushave ndaj ka munguar edhe te Shpresat.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*