Rritja e çmimeve prek edhe ballokumet, ja sa po shiten sot në Tiranë

Ballokumet janë një prej produkteve që nuk duhet të mungojnë në tryezën e ditës së verës. Por rritja e çmimeve duket se i ka prekur dhe këto gatime tradicionale.

Në Tiranë një ballokume mesatare është shitur sot 100 lekë të reja, nga 80 lek që ka qenë vitin e kaluar. Tregtarët janë shprehur paraditen e kësaj të hëne se rritja e çmimeve të miellit dhe vajit ka bërë që të rritet dhe ballokumja.

14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës. Quhet “Dita e Verës” edhe pse festohet ardhja e stinës së Pranverës. Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve, dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

Ajo festohej më 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). Ka qenë një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë në dekadat e fundit, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit. Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone. Elbasani ka meritën se ka mbajtur gjallë për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj.

Dhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*