Jeta e Borës nuk është aq e lehtë sa duket nga jashtë: Po bëj sakrifica për djalin tim

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është njëra ndër personazhet më të përfolura në media gjatë këtyre muajve të fundit, për shkak të historisë me aktorin, Donald Veshaj.

Si një nga personazhet më të komentuar, ajo merr gjithmonë vëmendjen me postimet që bën nëpër rrjete sociale. Së fundmi, Zemani ka postuar një video bashkë me djalin e saj, Arborin, të cilin e kishte dërguar në kursin e notit.

Por një koment që ka lënë një ndjekëse e saj ka tërhequr vëmendjen e moderatores. Ishte një ironi e pastër, gjë që Borës nuk i ka pëlqyer aspak.

Dy puntatat e fundit të “Për’puthen” kanë qenë pjesërisht të dedikuara një prej festave më të rëndësishme, atë të gruas.

Puntatën e djeshme, shumë nga konkurrentët morën mesazhe dhe dedikime të bukura nga nënat e tyre, duke krijuar një atmosferë prekëse në studio e duke dhuruar emocione të forta.

Ndërkohë, ditën e sotme, ishte pikërisht moderatorja e programit Bora Zemani e cila do të emocionohej nga një surprizë e këndshme.

Ka qenë pikërisht një nga konkurrentet në panelin e vajzave, Laureta Zyba, e cila vendosi t’i bëjë Borës një dhuratë të veçantë.

Ajo i shkroi një dedikim moderatores duke e uruar për 8 marsin, e duke i thënë se ishte një frymëzim dhe motivim për të qenë një nënë e shkëlqyer.

“Dua të thëm se je një femër me karakter shumë të fortë, aq të fortë sa na motivon edhe ne se si të mbrojmë veten, si mund t’ia dalim edhe ne. Shpresoj që edhe unë nje ditë të jem një nënë kaq e shkëlqyer sa ç’je dhe ti. Urime 8 mrsin e bukura Bora!”- shkruhej në dhuratën e Lauretës

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*