
Interi është ndalur në një barazim 1-1 në fushën e Torinos dhe tashmë e sheh veten 4 pikë pas Milanit kryesues. Rezultat i cili erdhi edhe falë pritjeve të njëpasnjëshme të Etrit Berishës,
i cili mori në fund të sfidës edhe vlerësimet e kundërshtarëve, duke filluar nga kapiteni i zikaltërve, Samir Handanoviç.
“E dinim që ishte një ndeshje e vështirë për mënyrën se si luan Torino, luajtëm edhe me topa më gjatë. Kishim mundësitë e pastra,
fatkeqësisht Berisha ishte 2-3 herë shumë i mirë dhe u përpoqëm të fitonim deri në fund, por nuk ia dolëm. Kampionati?
Është i hapur dhe do të jetë kështu deri në javën e fundit. Kemi një javë kohë për duelin me Fiorentinën dhe është më mirë
se të kesh 2-3 ditë. Na mbeten 10 ndeshje dhe duhet të mundohemi t’i fitojmë të gjitha”, tha portieri Interit pas duelit.
Leave a Reply