
Etrit Berisha është rikthyer në kryeqendër të vëmendjes mediatike në Itali. Portieri shqiptar e nisi si titullar edhe kundër Interit, duke e shpëtuar Torinon nga humbja dhe duke marrë një pikë në barazimin 1-1.
Në të paktën tre raste të pastra, Berisha ka arritur që të shpëtojë Torinon nga golat, duke treguar reflekset e tij. Ndërkohë në një prej tyre, mund të shihni edhe Inzaghi-n sesi del nga vetja dhe nuk i beson syve.
Nota e gardianit shqiptar është më e larta nga të gjithë lojtarët e tjerë. Për Tuttomercatoëeb, portieri meriton notën 7, ndërsa për “Sky Sport” merr notën 7.5.
Gjithashtu edhe prestigjiozja “Goal” e ka vlerësuar Berishën me notën 7, në të gjitha rastet është më e larta mes lojtarëve të Torinos, duke e lënë Milinkovis Savic në stol.
Gardiani shqiptar bindi dhe ishte ylli i Torinos, duke u mposhtur vetëm në sekondat e fundit nga Sanchez, pa peshë faji.
Në fund duart e Berishës bekojnë jo vetëm Torinon, por edhe Milanin, që shijon vendin e parë. Interi duhet të jetë shumë i kënaqur me 1 pikë, të mendosh që Torinos iu mohua një penallti e pastër.
Leave a Reply