Protestë “madhështore” në këtë qytet në jug të Shqipërisë për rritjen e çmimeve, dalin vetëm 5 qytetarë (video)

Për Gjirokastritët ekzistojnë mjaft meme duke i etiketuar ata si njerëz kurnacë. Në fakt ata janë nikoqirë të mirë. Por ky etiketim nuk i ndahet as në protesta.

Ndërkohë që në mbarë vendin, kanë nisur të mbushen sheshet, në Gjirokastër sot dolën në shesh vetëm 5 vetë. Një qytetar nga vetë Gjirokastra u shpreh: A kanë faj njerëzit tani? Ne edhe në protestë dalim me kursim! SHIKO VIDEON

Nderkohe ne Tirane, po zhvillohet protesta para Kryeministrisë, ku edhe në ditën e 5-të të kësaj proteste me mijëra qytetarë janë ngritur kundër rritjes së çmimeve.

Disa nga protestuesit i kanë bërë thirrje aktorëve politikë që të qëndrojë larg kësaj proteste. “Politika është si gjarpri nuk i gjenden këmbët. Kam një thirrje për ata të rinj që i merrni i  mbani brenda. Na merrni ne pleqve, të paktën do na jepni ushqimin falas. Lëreni rininë!

Një thirrje tjetër, asnjë surrat politik që ka qenë në Shqipëri të mos i afrohet kësaj proteste sepse të gjithë na kanë pirë gjakun” tha një ndër protestuesit.

“Kryeministër i bërë të gjithë lypsa. Merr masat mirë ose largohu, mos të shohim më. Fukarenj çdo ditë po bëhemi”tha një tjetër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*