Nuk ka shanse të pranojë gol sot, Berisha “tërbon” tifozët në Itali! E krahasojnë me portierin legjendar

Etrit Berisha ka qenë protagonisti i pjesës së parë të ndeshjes mes Torinos dhe Interit me dy pritje të jashtëzakonshme. Fillimisht ai ndali gjuajtjen e Lautaro Martinez me kokë e më pas një goditje dënimi të Çalhanoglu.

Episode të cilat e bënë atë të 5-tin në renditjen e postimeve në Twitter në Itali gjatë zhvillimit të takimit në fjalë. Sigurisht,

pjesa më e madhe ishin elozhe për atë që kishte shfaqur në fushë portieri shqiptar, ndërsa nuk munguan as postimet e zakonshme humoristike.

“Berisha sonte në ndeshjen ndaj Interit”, shkruanin tifozë të ndryshëm, duke vendosur në vend të fotos të portierit shqiptar, atë të legjendës ruse Lev Jashin.

Të paktën në dy raste të pastra, gardiani kuqezi shmangu golin duke bërë realisht dy super pritjet, gjithë duartrokitjet e publikut për të.

16’ Mrekulli i Berishës! Lautaro Martinez gjuan me kokë pas një goditje dënimi, Berisha grushton në mënyrë instinktive dhe shpëton portën.

30’ Tjetër mrekulli e Berishës. Goditje dënimi e Çalhanoglu direkt në portë, me gardianin shqiptar i cili devijon dhe mban sferën jashtë katërkëndorit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*