
Ka mbërritur në Tiranë familja e parë nga Ukraina, me nënë dhe dy fëmijët që janë strehuar në “Uka Farm” në Laknas.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja Elisa Spiropali, e cila ka publikuar foton e familjes ukrainase. “Familja nga Ukraina mbërrin në Tiranë. Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen!
Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj”, shkruan Spiropali krah fotos. Situata e renduar në Ukrainë vijon prej 18 ditësh.
Nderkohe, këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, tha se të hënën, më 14 mars, do të paraqesin rezultatet e para të bisedimeve me delegacionin rus.
Podolyak, që është pjesë e delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë, tha se bisedimet me Moskën po vazhdojnë pandërprerë.
“Sërish. Negociatat po vazhdojnë pandërprerë përmes video-konferencave. Grupet punuese po punojnë vazhdimisht. Një numër i madh i çështjeve kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Të hënën, më 14 mars, një sesion negociues do të mbahet për të përmbledhur rezultatet paraprake”, shkroi ai në Twitter.
Leave a Reply