Kreshnik Spahiu na qan hallin nga Gjermania: Këtu nafta do shkojë 7 euro, jeni mirë andej

Kreshnik Spahiu, ka publikuar foton e një pike karburanti në Gjermani, ku tregon se çmimi i naftës është 2.52 euro/litër.

Ai thotë se në Gjermani çmimi i naftës është rritur me 220%. Spahiu thotë se sipas ekspertëve, çmimi do të shkojë 7 euro/litër, por parashikimi më i keq është se nuk do të ketë naftë fare.

“GJERMANI / Kriza nuk ndalet: Nafta 2.52 € = 3.100 lekë. Në verë ishte 1.1 euro. Rritja 220%. Sipas ekspertve, nëse lufta vazhdon çmimi do shkoj 7 euro,

por kjo do jetë e keqja më e vogël. Parashikimi është që s’do ketë fare naftë nëpër pika karburanti”, shkruan ish-kreu i Aleanca Kuqezi, Kreshnik Spahiu.

Statusi i tij ka marrë shumë kritika të themi, pasi shqiptarët i kanë kutjuar atij rrogat që janë këtu dhe rrogat që janë në Gjermani.

Shqipëria momentalisht renditet në vendet e para në botë që e shet litrin e naftës më shtrenjtë. Kulmi arriti para portestës ku shkoi deri në 280-290 lekë litri.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*