
Torino është duke fituar 1-0 ndaj Interit në “Stadio Olimpico di Torino”, ku deri tani lojtari më i mirë i ndeshjes është Etrit Berisha.
Portieri kuqezi po luan ndeshjen e dytë si titullar këtë sezon në Serie A, pasi portieri serb i Torinos, Milinkovic-Savic është i dëmtuar.
Me paraqitjen që po bën sot, Berisha po i tregon trajnerit Juric që ka gabuar shumë që nuk i ka dhënë minuta më parë këtë sezon.
Të paktën në dy raste të pastra, gardiani kuqezi shmangu golin duke bërë realisht dy super pritjet, gjithë duartrokitjet e publikut për të.
16’ Mrekulli i Berishës! Lautaro Martinez gjuan me kokë pas një goditje dënimi, Berisha grushton në mënyrë instinktive dhe shpëton portën.
30’ Tjetër mrekulli e Berishës. Goditje dënimi e Çalhanoglu direkt në portë, me gardianin shqiptar i cili devijon dhe mban sferën jashtë katërkëndorit.
Leave a Reply