Edi Rama postoi foton e familjes së ndjerë në Ukrainë në FB, qytetari shqiptar i bën replikën që meriton duartrokitje (foto)

Kryeministri Edi Rama, ashtu si shpesh herë që nga nisja e ag resionit rus të Ukrianës ka zgjedhur të postojë foto prekëse në rrjetin e tij social “Facebook”.

Ditën e sotme ai ka publikuar një foto të fëmije dhe nënës së tij, të cilët kanë humbur jetën nga lufta në Ukrainë, mirëpo të shumtë

kanë qenë qytetarët që i kanë kujtuar Ramës se më parë duhet të shohë dhe të kujdeset për popullin e tij, sesa për Ukrainën. Këtyre komenteve, kryeministri i është përgjigjur vetëm me një fjalë “TURP”.

Komenti i qytetarit: “Shiko popullin tënd. Populli yt duhet të jetë i pari , vend 2, 3, 4, 5 s’ka. Aty nga vendi 6 vra mendjen për të drejtat e grave në Afrikë ose ku di unë se cfarë,”. Përgjigja e kryeministrit: “TURP”.

Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka folur për protestën kundër rritjes së çmimit, ndërsa pritet që të fillojë për pak protesta në Sheshin Skëndërbej.

Rama tha se është turp që një vend i NATO-s proteston për rritjen e çmimeve që vjen sipas tij si pasojë e luftës dhe që ka prekur të gjithë botën.

Ndër të tjera, kryeministri Rama tha se nuk mund të hiqet taksa e naftës, pasi nëse hiqet taksa atëherë do të rritet energjia elektrike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*