Dinamo momentalisht është e rënë nga Superiorja, tifozët blu kapen keq me ish-lojtarin e Kombëtares: Përjashtojeni direkt nga ekipi

Dinamo humbi me Kukësin 2-0, në sfidën e javës së 25-të të Abissnet Superiore. Një humbje që dhemb te blutë e kryeqytetit të cilët shikojnë “makthet” e mbijetesës pasi ndodhen në zonën e ftohtë në tabelën e klasifikimit.

Pas kësaj humbjeje, tifozët e Dinamos kanë reaguar në rrjetet sociale, ndaj futbollistëve, veçanërisht inatin e tyre e kanë me ish-lojtarin e Skënderbeut, Sabien Lilajn.

“Blue Boys” kërkojnë largimin e mesfushorit të afruar në janar.  “Mercenarë të pafytyrë, këta jeni ! Lojtarë pa gjak e sedër që nuk meritoni asgjë.

Kërkojmë përjashtimin e menjëhershëm të Sabien Lilaj nga Dinamo ose do të ketë pasoja të rënda. Dinamo është e dinamovitëve”, shkruhen në postimin e tyre në rrjetet sociale.

“Blue Boys” më parë janë kapur edhe me ish-trajnerin Bledi Shkëmbi, për të cilin shpalosën edhe mesazhe kundër në stadium.

Në fillim të sezonit tifozët blu dhe jo vetëm prisnin një Dinamo konkurruese për titull ose të paktën për një vend në Kupat e Europës, tani rrezikon të rikthehet në Kategorinë e Parë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*