Alban Rexha heq orën “Rolex” dhe e thyen “live” në protestë: Bëjeni dhe ju

Një nga protestuesit tha se Rolex që kishte në dorë ishte falso, teksa e hodhi në dorë dhe e theu. Ai u bëri thirrje politikanëve që t’i thyejnë dhe ata orat e tyre që kushtojnë nga 100 mijë euro.

“Bashkë me ata plehrat aty thonë dalin këtu me “X5” me “Rolexa”, sporti im i ka dhënë Rolex. Rolex është fallso është fallso. Këta janë rrugecër, Ja thyeje orën” tha protestuesi.

“Kjo ora ime fallso do thyhet sot me kusht ti thyeni dhe ju orat në parlament se i keni nga  100 mijë euro” tha i riu që theu orën.

Protestuesi në fakt nuk ishte një personazh i panjohur, bëhet fjalë për Alban Rexhën “Ujkun” e “Kafazit të Artë”, një person që ka pasur shpesh probleme dhe incidente me policinë.

Protestuesit kanë bërë thirrje duke thënë që edhe të martën në orën 15:00 të mblidhen në shesh dhe të vijojnë kauzën e tyre deri sa qeveria të marrë masat.

Protestuesit kanë bllokuar një nga rrugët kryesore në Tiranë siç është kryqëzimi tek Myslym Shyri, që ka bërë që të paralizohet trafiku.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*