1 gol në 7 takimet e fundit, sulmuesi që do debutojë me Kombëtaren ndaj Spanjës e kanë ngrënë mësysh

Statistika impresionuese ishin ato të Xhakomo Vrionit në Austri me Tirolin. Por në ndeshjet e fundit, sulmuesi është duke vuajtur jo pak për gjetjen e rrjetës.

Në shtatë takimet e fundit me këtë skuadër ka arritur që të realizojë vetëm një gol. Madje edhe në golin e shënuar, praktikisht ishte me portën e boshatisur.

Moment jo i mirë për Vrionin teksa po afron më shumë se kurrë ftesa e Rejës me Kombëtaren A, ndërsa në listën e golashënuesve, Xhakomo është mes 5 më të mirëve me 10 gola.

Reja ka konfirmuar deri tani që Xhakomo Vrioni do jetë një ndër të ftuarit për dy ndeshjet miqësore në fund të këtij muaji ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Gjithashtu dy debutuesë të tjerë pritet të jenë Kristian Asllani, mesfushori kuqezi që po shkëlqen tek Empoli dhe ka fituar tashmë vendin e titullarit.

Tjetri do jetë sërish një mesfushor, Jurgen Celhaka, që ndeshjet e fundit ka qenë titullar dhe ka bërë perfomanca të mira me Legian.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*