Sot është njeri me shumë peshë aty, Ledion Liço zbulon sa kohë ka punuar pa marrë asnjë lekë në TCH

I ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, moderatori i njohur Ledion Liço ka folur për fillimet e tij në ekran, duke nisur nga pjesëmarrja në akademinë “Poleposition”.

Ledioni tregoi se ëndrra e tij nuk ka qenë të bëhej prezantues, por këngëtarë, pasi kishte pasion për muzikën.  “Pasioni për muzikën.

Nuk kam dashur të bëhem ndonjëherë prezantues, aq më pak gjërat që u bëra rrugës. Pasioni për muzikën më thirri në një karaoke tek Ethet”, tha Liço.

Ndërsa Albana Osmani kujton takimin e parë me Liçon duke thënë se ndonëse dukej pak i trembur, e kishte dëshirën për të vijuar televizionin.

“E mbaj mend që jemi takuar, jemi përshëndetur. Ishe pak i trembur, megjithatë dëshira për të vijuar televizionin nuk është se nuk ishte.”

Për këtë pjesë Ledioni u shpreh se 6 muajt e tij të parë në Top Channel nuk është paguar me asnjë lek. Vërtetë ka punuar falas, por duhet thënë se sot emri Ledion Liço kushton shumë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*